E famshmja, Kim Kardashian, ka postuar fotografinë e Anxhelina Hadërgjonajt në Instagram.
Kjo ndodhi për shkak se për grimin e saj është kujdesur grimeri Ariel, artisti i cili iu bën make-up shpesh herë motrave Kardashian-Jenner.
Kim mori imazhin të cilin Arieli e postoi në instastory dhe e ripostoi në profilin e saj.
Anxhelina në foton e re duket me një pamje ndryshe pasi është bërë bionde.
Kujtojmë që këngëtarja e cila jeton në Amerikë së shpejti vjen me një projekt të ri pas një kohe të gjatë larg muzikës./Prive.al