Kim Kardashian nuk ka besim për një lidhje të re dashurie

By

Modelja Kim Kardashian si duket pas martesës së saj me Kanye West, nuk do të jetë në gjendje për një lidhje të re dashurie.

Ajo nuk është e përqendruar në takime tani, por në fakt shqetësohet se djemtë nuk do të duan të dalin me të për shkak të asaj, se sa publike ishte marrëdhënia e saj me Kanye.

Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West në muajin shkurt pas gjashtë viteve martesë.

Besimi është diçka për të cilën ajo shqetësohet, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e ardhshme.

“Ajo gjithashtu e di se sa e vështirë është të fitosh besim në dikë kështu që mendon se do të duhet kohë para se të lejojë dikë në jetën e saj private, ishte e lehtë me Kanye sepse ata ishin miq më parë, kështu që kishin besim për vite me radhë”.

Modelja foli për divorcin e saj, gjatë sezonit të fundit të “Keeping Up With The Kardashians”.

“Thjesht mendoj se Kanye meriton dikë që do ta mbështesë çdo lëvizje të tij, dhe do ta shoqërojë në të gjithë vendet ku është ai.

Marrëdhënia e tyre përfundoi për shkak të distancës nga njëri tjetri. Dyshja kanë katër fëmijë së bashku: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Kanye pas ndarjes nga Kim, ka filluar një romance të re me modelen Irina Shayk. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm