Dafina Zeqiri paralajmëron këngën e re dhe PO, qenka për dashurinë!

By

Nuk ka as një muaj që ajo ka publikuar këngën e saj të fundit me titull “La Reina”.

Me një klip ku po dukej super atraktive, Dafina Zeqiri solli një projekt të kompletuar, si për nga mënyra e të kënduarit si vizuelisht.

Por këngëtarja e cila nga Shtetet e Bashkuara u kthye në Kosovë për të vazhduar me karrierën e saj muzikore, po paralajmëron një këngë të re.

Duke bërë një fotografi pranë bregdetit, ajo shfaqet duke mbajtur për dore një djalë ndërsa përshkrimi i fotografisë, lë të nënkuptohet se fjala është për dashurinë.

“Zemrën e thyme, prej meje s’e ki”, shkruan Dafina, e cila në këtë imazh shfaqet me flokët e gjata. /Prive.al

View this post on Instagram

Zemren e thyme, prej meje se ki…

A post shared by 𝕯 𝖆 𝖋 𝖎 𝖓 𝖆 (@dafina.zeqiri) on

Artikuj të ngjashëm