Kim Kardashian West, ka fituar 2.7 milionë dollarë nga padia kundrejt një kompanie mode amerikane me emrin Missguided USA.
Ylli i reality TV, e kishte paditur këtë brend duke deklaruar se ata e kishin përdorur emrin e saj për të shitur rroba dhe kishin kopjuar veshjet e shtrenjta të dizajnerëve që vishte ajo.
Kim e kishte paditur këtë kompani meqë ajo e shfrytëzonte sistematikisht emrin e bukuroshes së famshme, për ta promovuar ueb faqen e saj.
Vendimi i Gjykatës Qendrore të Virgjinias, thotë se Missguided USA, i ndalohet që ta përdor emrin e Kim Kardashian West për të bërë tregti e shitje të produkteve.
Dokumentet e gjykatës theksojnë se kompania ka dështuar që ta mbrojë veten dhe Kim Kardshian fiton 2.1 milionë dollarë për dëmet, edhe 47 mijë dollarë për tarifat ligjore.