Kim Kardashian dhe Kendall Jenner përqeshen gjatë fjalimit të tyre në Emmy Awards 2019

By

Familja e gjithëpranuar Kardashian mund të ketë mbizotëruar kulturën pop për dekadën e kaluar, por Kim Kardashian dhe Kendall Jenner u përballën me përqeshje në Emmy Awards 2019 pasi pretenduan se shfaqja e tyre, “Keeping Up with The Kardashians”, ishte “i vërtetë” dhe “pa skenare”.

Motrat u bënë pre e të qeshurave kur dolën në skenë në Teatrin Microsoft në Los Angeles të Dielën natën për të paraqitur çmimin Competition Program në ceremoninë vjetore.

Kardashian, 38 vjeç, filloi prezantimin e saj në këtë kategori duke i thënë audiencës së famshme: ” “Familja jonë e di mirë se sa i parezistueshëm mund të bëhet televizioni kur në qendër janë njerëz e vertet, që janë vetvetja.”

Para se Jenner të mund të recitonte linjat e saj, auditori shpërtheu në të qeshura që ishin aq të larta sa që të mund t’i kapte edhe transmetimi.

Dhe Jenner ashtu e shqetësuar vazhdoi linjën e saj të fjalimit nëpërmes gjithë të qeshurave duke thënë “duke i treguar tregimet e tyre, të pafiltruara dhe pa skenar”.

Për të qenë të qartë, reality show “Keeping Up with The Kardashians”, produksion i motrave Kardashian/Jenner ka në thelb historinë dhe përditshmërinë e vajzave dhe familjeve te tyre. Askush nuk mund të besojë se shfaqja e tyre është ashtu spontane dhe pa skenar.

 

 

Artikuj të ngjashëm