Kim Kardashian dhe Kanye West pushime në kampingun glamuroz ku kushton 43.000 dollarë nata

By

Kim dhe Kanye janë duke u fokusuar në kohë familjare, me shpresën për të shpëtuar martesën e tyre në krizë.

Në fillim të kësaj jave ata bashkë me fëmijët shijuan glampingun (kampingun glamuroz) në udhëtimin e tyre në Dunton River në Colorado.

Burime të afërta treguan se ata e morën me qira gjithë hapësirën e paraparë për kamping prej 500 akrash, që u kushtoi 43.000 dollarë për natë.

Familja arriti në Dunton River Camp me një aeroplan privat, pas pushimeve në Republikën Dominikane. Kim dhe Kanye ishin bashkë me fëmijët e tyre, North, Chigago, Saint, Psalm dhe u shoqëruan edhe nga Kourtney dhe djali i saj Mason.

Kanye tash është kthyer në Wyoming, ndërsa Kim në Los Angeles. Kampi ku ata kaluan pushimet ndodhet në thellësi të San Juan Mountains, një orë larg Telluride, gjë që siguroi privatësi totale gjatë qëndrimit.

Artikuj të ngjashëm