Ndërsa Kim Kardashian ishte në qendër të vëmendjes të dasmës së ish shoqes së saj Paris Hilton të enjten, ajo vendosi të anashkalojë karnavalin festiv të të porsamartuarve të premten në mbrëmje, për të marrë pjesë në një festë para dasmës të mikut, Simon Huck dhe të fejuarës së tij, Phil Riportella.
Gjatë eventit Kardashian ngriti dolli për çiftin ndërsa bënte disa shaka të lehta.
“Është sinqerisht shumë bukur të jesh këtu për një martesë homoseksuale. Dua të them, nuk kam qenë në një që nga dasma ime e dytë,” tha ajo duke qeshur.
Kardashian u martua me burrin e dytë, Kris Humphreis, në vitin 2011, dhe u nda pas vetëm 72 ditësh dhe u divorcua në vitin 2013.
Ylli i realitetit ishte i martuar me burrin e parë, Damon Thomas, nga viti 2000-2004, dhe bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i fundit, Kanye West, në fillim të këtij viti.
“Isha pak konfuze sepse nuk e kam kuptuar vërtet këtë gjë të martesës, kështu që nuk e di se çfarë lloj këshille … do t’ju jap djema sonte,” vazhdoi ajo në videon e kapur nga gazetari i modës Derek Blasberg.
Fashionistja kishte veshur një fustan blu mbretëror dhe një palë vathë të mëdhenj, me vezullim për këtë rast, duke i tërhequr flokët përsëri në një stil të shkëlqyeshëm.
Huck ka qenë një mik i familjes Kardashian prej vitesh, duke u shfaqur më parë në episodet e “Keeping Up With the Kardashians”. Por luajti gjithashtu në serialin e tij “The Spin Crowd”, në vitin 2010.
Ai i propozoi Riportellës në janar 2020, duke ndarë një foto të fejesës së tyre buzë plazhit.