Adelina ‘llastohet’ nga Serjoza edhe në distancë

By

Adelina Tahiri duket se “llastohet” nga bashkëshorti edhe në distancë.

Teksa ka zbuluar se Serjoza është me punë dhe atë se ka parë prej javësh, ai është kujdesur që sërish në një formë të jetë pranë personit të zemrës.

View this post on Instagram

A post shared by Adelina Tahiri Markov (@adelina_tahiri1)

Dhe si më së miri?

Sigurisht përmes dhuratave!

Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka treguar blerjen më të fundit për të nga ana e bashkëshortit.

Bëhet fjalë për një çantë në vlerë prej dhjetëra mijëra eurove të markës “Hermes”.

Adelina e ka falënderuar dashurinë e saj përmes rrjeteve sociale.

Kujtojmë se këngëtarja po jeton mes tre shteteve, Maqedonisë, Greqisë dhe Austrisë dhe në aspektin e projekteve muzikore, është më e distancuar duke preferuar që publikut të mos i mungojë vetëm në intervale të kohëpaskohshme por jo të shpeshta. /Prive.al

No description available.

Artikuj të ngjashëm