Kim Kardashian zbuloi se ajo mund të fitojë më shumë para nga një postim në Instagram duke reklamuar produkte të ndryshme ose duke i sponsoruar, se sa me filmimin e një sezoni të tërë të Keeping Up With the Kardashians.
“Nuk do të ishim këta që jemi sot pa mbështetjen e këtij emisioni, dhe për kërë arsye ne vazhdojmë ta bëjmë publike jetën tonë”, i ktha ajo David Letterman në një intervistë për emisionin e tij në Netflix.
“Realisht ne mund të postojmë diçka në rrjete sociale dhe të fitojmë më shumë para se sa e bëjmë në gjithë sezonin”.
Buzzfeed kishte vlerësuar se Kim fiton rreth 4-6 milionë dollarë për një sezonë në KUWTK.
Në vitin 2019, një proces gjyqësor zbuloi se sa kërkon Kim për një postim, dhe shuma as që krahasohet me atë të emisionit.
Ajo ka thënë se kërkon 300.000 deri në 500.000 dollarë për një postim të vetëm në Instagram, madje se ka edhe raste kur refuzon të bashkëpunojë me disa prej markave që i kërkojnë.