Artisti shqiptar në set të xhirimeve me Willem Dafoe

By

Petrit Halilaj, artisti kontemporan që u përfol shumë pas dorëheqjes së tij Bienalja e Beogradit për mosnjohjen e kombësisë së tij, po punon në projekte të reja.

Së fundmi, ai është fotografuar në shoqërinë e njërit prej artistëve më në zë në botë, Willem Dafoe.

Dyshja u panë në një set xhirimi, po detaje të tjera akoma nuk janë bërë të ditura sa i përket bashkëpunimit të tyre.

Ishte Petrit Selimi që i kushtoi një postim në Twitter këtij bashkëpunimi mes artistëve.

“Një nga aktorët më të mirë të botës, Willem Dafoe së bashku me një nga artistët më të mirë të artit kontemporan Petrit Halilaj dhe partneri i tij Alavaro, në një set xhirimesh për film. Mezi po pres të shoh rezultatet e këtij bashkëpunimi të mahnitshëm”, shkruan Selimi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm