Kim Kardashian nuk do të festojë Krishtëlindjet pa Kanye West.
Reperi 44-vjeçar “do të jetë i ftuar në të gjitha festat dhe festimet familjare”, tha një burim ekskluzivisht për Us Weekly, duke vënë në dukje se themeluesja e Skims “dëshiron që Kanye të jetë së bashku me fëmijët”.
Kardashian dhe West janë prindër të katër fëmijëve. Dyshja ishin të martuar për gati shtatë vjet përpara se ylli të dorëzonte kërkesën për divorc në muajin shkurt. Us Weekly konfirmoi të premten, se Kim i kërkoi gjykatës ta deklaronte ligjërisht beqare dhe të rivendoste mbiemrin e vajzërisë të saj.
“Kim punoi për kaq shumë kohë që martesa e saj me Kanye të funksiononte dhe nuk ndodhi”, thotë burimi i brendshëm. “Ajo do të vazhdojë ta ketë atë në jetën e saj për fëmijët, por ajo nuk do të kthehet me të së bashku. Kim tashmë ka vazhduar përpara pa të”.