Pas një sezoni shumë të ngjeshur, Kida rezervoi pak ditë për pushime.
Edhe këtë vit, këngëtarja zgjodhi që pushimet t’i bëjë me familjen e saj, konkretisht nënën dhe babanë.
Artistja udhëtoi drejt Turqisë nga ku edhe postoi fotografi të ndryshme në llogarinë e saj në Instagram.
Sot, Kida është fotografuar pranë personit të zemrës.
Ajo ndau një imazh me nënën e saj për të cilën ka thënë se është ‘dashuria e jetës së saj’.
Siç mund ta shohim qartë, Kida është kopje e nënës së saj, a po pajtoheni edhe ju?/Prive.al