A jeni gati për sezonin e dytë të “Bridgerton”?
Një trailer i ri u publikua të mërkurën dhe ne takojmë të sapoardhurit Kate Sharma (luajtur nga Simone Ashley) dhe motrën e saj më të vogël Edwina (Charitra Chandran) të cilët mbërrijnë pikërisht në kohën e konkursit për të fituar beqarin më të përshtatshëm Anthony Bridgerton (Jonathan Bailey).
Por mesa duket është dora e tij dhe jo zemra e tij, siç thekson nëna e tij në trailer.
“Pasi vdiq babai, një mur u ngrit brenda teje, sikur dashuria të ishte bërë një dobësi në vend të forcës tënde më të madhe”, thotë ajo për djalin e saj.
Ajo që duket e fortë është tërheqja e tij ndaj Kate, megjithëse duket se Edwina po përgatitet si gruaja më e përshtatshme.
E gjithw ngjarja, natyrisht, duke u dokumentuar nga kronisti i thashethemeve “Lady Whistledown”, identitetin e vërtetë të së cilës Mbretëresha e Anglisë është e vendosur ta zbulojë.
Por do të duhet të presim derisa sezoni i ri të debutojë në Netflix më 25 mars. /Prive.al