Vera është ajo stina e aventurave, e festave të netëve të gjata, për ne shqiptarët patjetër e dasmave dhe ajo stina kur duhet të dukesh bukur dhe t’i kthesh kokat pas nga vetja.
Flokët për një grua, janë ndër elementet më të rëndësishme të pamjes së jashtme, dhe sot, mundësitë që t’i bësh flokët të duken bukur, janë të panumërta.
Në Instagramin e stilistit të famshëm kosovar Kaci Lleshit, gjetëm ca stile flokësh të punuara nga ai së fundmi, që duhet t’i provoni këtë verë.
Qoftë për ditët e nxehta të verës, qoftë për ndonjë mbrëmje speciale, qoftë për një dukje profesionale, më poshtë ua prezantojmë disa nga to!
Si Arta Nitaj, kur temperaturat janë të papërballueshme!
Një pamje si e Anxhelinës për një mbrëmje në klub nate…
Si Luana Vjollca, po qe se martoni kushëririn apo kushërirën këtë vit, apo këdo, thjesht një DASMË!
Si Ryva Kajtazi, nëse punoni në një zyrë dhe vera ua bën të pamundur flokët e gjata dhe mirëmbajtjen e tyre…