Pushime fantastike dhe përjetimi i një bukurie historike tashmë janë në një vend – e hic larg jush!
E vendosur në bregdetin Adriatik të Malit të Zi në hyrje të Kotorrit piktoresk, ngjitur me qytetin e bukur mesjetar të Herceg Novi, ringjallet Lazure Hotel & Marina.
Ambientet historike të Lazaret, një pikë ndalese e shekullit të 18-të, e cila ka qenë me kujdes rinovuar dhe rikthyer në jetë si një hotel luksoz Boutique që ofron standarde të jashtëzakonshme të shërbim i frymëzuar nga vlerat e mikpritjes malazeze.
Një vend që të ofron relaksin maksimal, peizazhe të pashoqe e më tej jeni dëshmitar të parë të një historie shumë shekullore.
Shtetet e fuqishme detare të së kaluarës mësuan mënyrën më të vështirë se çfarë mund të sillte tregtia e rëndë për popullatën lokale, krahas pasurive. Kështu që kur Republika e Venedikut pushtoi gjirin e Kotorrit, njerëzit nuk rrokullisën zare dhe ndërtuan vetë një lazarat, një stacion karantinash për udhëtarët dhe mallrat që duheshin pastruar. Fjala karantinë vjen nga “quaranta” italiane për “dyzet”. Po, 40 ditë izolimi i detyruar ka qenë normë e shekullit të 18-të. E ku ta mendon, të qëndrosh i ‘karantinuar’ në këtë vend, është idealja për çdo kë!
Më tej, Austro-Hungarezët e fuqishëm dhe praktikë erdhën dhe e kthyen ndërtesën në një bazë ushtarake. Më vonë, ushtria jugosllave bëri kamp këtu.
Më pas mndje vizionare e morëm ndërtesën e çmuar rreth 6 vjet më parë në një gjendje shumë të keqe, vetëm një pjesë që funksionon si një kamp veror për fëmijë. Qindra e qindra njerëz punuan shumë për tre vjet për ta rikthyer atë në jetë dhe për t’u kthyer në një hotel, që sot ju mund ta vizitoni.
E plotësuar nga një hotel butik i vendosur në një ndërtesë të rinovuar të shekullit të 18-të, rezidenca të bollshme, restorante mesdhetare dhe një qendër Wellness, Lazure Marina & Hotel është një destinacion suprem për udhëtarët dhe detarët po ashtu.
Këtë vit bëni pushimet duke udhëtuar në historinë që ky vend ofron. Dhe foto, mos harroni të bëni shumë foto, e nëse jo, ju premtojmë që ky hotel është destinacioni ku do dëshironi të riktheheni të paktën një herë në vit! /Prive.al