Këto ngjyra të flokëve do të ju bëjnë të shkëlqeni këtë dimër

By

Dimri tashmë ka mbërritur, por kjo nuk është një justifikim për të lejuar që ngjyra e flokëve tuaj të jetë e lënë pas dore.

Këtu ju sjellim ngjyrat më në trend për këtë sezonë. Nga ato që dëshirojnë të ndërrojne pamjen e tyre e deri te ato të cilave ju duhet vetëm një rifreskim, këtu ka dicka për të gjithë.

E kuqe e errët

Kjo e kuqe e pasur është një plotësues i përsosur për tonet më të bardha të lëkurës dhe për veshjet e errëta të dimrit.

Espresso e thellë

Sipas ambasadorit dhe ngjyruesit të markës Redken, Matt Rez, kjo hije funksionon sepse “gjatë dimrit toni i lëkurës tuaj ka tendencë të bëhet më i bardhë dhe më i lehtë nga një ose dy hije – ngrohtësia dhe pasuria e një ngjyre ekspresi vërtet ekuilibron atë bukur”.

Rosé dimri

“Hijet e trëndafilave janë gjithmonë të njohura sepse janë interesante,” shpjegon mjeshtri ngjyruese Stephanie Brown, e cila punon me Kate McKinnon. “Rozë e butë e zbehtë duket absolutisht engjëllore në motin e dimrit.”

Gështenjë kafe


Meqenëse kjo bie në mes të spektrit të ngjyrave të flokëve, ajo funksionon me flokët e shumicës së njerëzve. Kjo ju shton një thellësi dhe shkëlqim flokve tuaj të cilat janë të nevojshme gjatë sezonës së ftohtë.

Bionde e rrënjosur


“Bionde e lehtë është e shkëlqyeshme për dimër,” shpjegon Brown. “Ndonjëherë biondet duan të jenë të ndritshme gjatë gjithë vitit, por unë kam parë më shumë zgjedhjen për një pamje me rrënjë.” Pse? Mirëmbajtja është më e vogël, megjithatë efekti është akoma i gjallë”.

 

Burimi: Elle.com

Artikuj të ngjashëm