Këto janë videot më të klikuara në PRIVE

By

Emisioni PRIVE tashmë është bërë tradicional në shtëpitë e juaja.

Për një dekadë, ju sollëm lajme ekskluzive të të famshmëve shqiptarë duke u bërë kështu emisioni numër 1 në vend për showbiz.

Por, për gjatë gjithë këtyre viteve, cilat janë videot më të klikuara ndonjëherë në Prive?

Padyshim dasma e djalit të Shyhrete Behlulit, që ndodhi tri vjet më parë.

Kjo video ka grumbulluar më shumë se 3.3 milionë klikime në Youtube.

Përveç saj, të njëjtën shifër e ka arritur edhe Kallashi – valltarja që para disa vitesh ishte në ballinat e shtypit rozë për shkak të performancave dhe jetës së saj.

Intervista më e shkurtër – 60 sekonda e PRIVE me Kallashin, ka më shumë se 3.3 milionë klikime në Youtube dhe është realizuar në vitin 2014.

Ne do të vazhdojmë me të tilla gjëra duke rezervuar çdo të shtunë materiale interesante për ju.

Prandaj, mos harroni, sonte në ora 19:00 në Klan Kosova, për të kuptuar më të rejat e showbizit shqiptar./Prive.al

Artikuj të ngjashëm