Një imazh i vjetër i Faruk Begollit, profesori pozonte për revistën e famshme serbe (FOTO)

By

Faruk Begolli, do të mbetet gjithnjë si emri më i njohur i artit shqiptar.

Profesori që nxori të diplomuar dhjetëra studentë nga fakulteti i arteve duke u dhënë shumë nga përvoja dhe mësimet e tij.

Si i diplomuar vet në Fakultetin e Arteve në Beograd, Begolli solli gjithë përvojën e tij artistike në Fakultetin e Arteve në Prishtinë dhe të gjithë studentët e tij, kanë kujtimet më të bukura për të.

Një mik i tiji së fundmi ka publikuar në Instagram një fotografi të Begollit, në kohën kur ai ishte shumë i ri, vetëm 28 vjeçar.

Begolli në këtë moshë pozonte për revistën e përjavshme serbe “Ilustrovana Politika”, të datës 5 dhjetor në vitin 1972. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm