Këto janë detajet e martesës së Getit dhe Marinës!

By

Në fillim lidhjen u munduan ta mbajnë misterioze për nuk shkoi shumë dhe ne zbuluan fshehtësinë e tyre.

Pasi pranuan lidhjen, edhe pse pas shumë prolongimeve, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi shijuan edhe më shumë momentet e pushimet që i kalonin bashkë, duke mos pasur më frikë nga mediat.

Pushime luksoze gjithandej, befasi, surpriza e dedikime romantike po e shoqërojnë çdo ditë të çiftit.

Disa ditë më parë u mor vesh se Geti dhe Marina po i afrohen altarit dhe se këtë vit, lidhjen e tyre po e kurorëzojnë me martesë tashmë kur lidhja është konsoliduar dhe një hap i tillë nuk shihet më si i ngushtëm.

Prive ka arritur të mësoj nga burime të afërta se kjo do të ndodhë në muajin Tetor, por mbetet të zbulohet edhe qyteti në të cilin do ta mbajnë ceremoninë martesore meqenëse dyshja kanë qenë gjatë në dilemë për lokacionin.

Gjithçka pritet që të jetë deri në detaje e veshur nga luksi në një event madhështor ku numri i të ftuarve nga kalkulimet paraprake mendohet se do t’i afrohet shifrës së 1000 personave.

Prive poashtu mëson se familjarë të reperit, tashmë veç kanë nisur të njoftojnë miqtë e personat e afërt për ftesa fillimisht në formë gojore. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm