Britney Spears është gati të ecë në korridor dhe të martohet me të fejuarin e saj Sam Asghari në një ceremoni private.
Burime pranë këngëtares thonë për TMZ se dyshja po martohen të enjten përpara një liste shumë ekskluzive dhe të vogël të ftuarish prej rreth 100 personash. Na është thënë se vëllai i Britney Bryan, pritet të jetë i pranishëm – por nëna, babai dhe motra e saj Jamie Lynn, nuk do të jenë aty.
Burimet thonë se ende nuk është vendosur se kush do ta dërgojë Britney-n në altar, pasi detajet përfundimtare janë ende duke u përpunuar.
Ende është e paqartë se çfarë do të veshë Britney për ngjarjen e madhe, por ajo publikoi një vizitë nga Donatella Versace në mars – kështu që është një sugjerim i madh se kush e ka dizajnuar fustanin e saj.