Së fundmi reperi, Vig Poppa publikoi një album fotografish në llogarinë e tij në Instagram.
Kësaj here në subjektin e fotografisë janë e gjithë familja e tij, ku duken shumë bukur e tejet të lumtur.
Më e bukura e këtyre fotove është fakti se shumë shpejt në familje do të ketë një anëtar të ri.
Vig Poppa dhe bashkëshortja e tij po presin fëmijën e tyre të dytë; në fotot e publikuara arritëm të shohim edhe barkun e rrumbullaket të bashkëshortes së artistit.
Lajmin se po bëhet baba, Vig Poppa e bëri të ditur në muajin maj, në një postim në llogarinë e tij në Instagram.
Reperi postoi fotografi të gruas së tij me barkun e rrumbullakosur duke shkruar, “Së shpejti…do të jem Papi 2.0”
Çifti janë prindër të një djali 3 vjeçar me emrin Domi. /Prive.al