Shumë zhvillime ka pasur shoubizi shqiptar këtë vit.
Martesa, lidhje, miqësi të konsoliduara e jo vetëm kanë bërë që vëmendja të kthehet drejt fytyrave publike që në fakt rrjetet sociale i kanë platforma primare të promovimit.
Instagrami për sa i përket fotografive vazhdon të jetë lider me trafikun më të madh përsa i përket pëlqimeve e ndjekësve.
E në listë lart është Xhensila Myrtezaj që ka goditur mbrëmjen e djeshme me fotografitë e dasmës.
Plot 110.000 pëlqime ka arritur t’i grumbullojë këngëtarja për 24 orë duke garuar fort me një tjetër foto e cila vetëm pak ditë më parë mori primatin si më e pëlqyera .
Bëhet fjalë për atë të Noizyt dhe Ledrit, tashmë miq të ngushtë që pozuan krah njëri-tjetrit në një prej koncerteve së bashku e që për këtë pozë morrën mbi 120.000 pëlqime.
Derisa Xhensila ta rrëzojë nga froni, fotoja e Noizyt mbetet liderja për sa i përket pëlqimeve. /Prive.al/