Nganjëherë një film na pëlqen aq shumë, sa që kur përfundon acarohemi pse nuk zgjati më shumë, dhe pse nuk u elaborua më tepër në ngjarjet dhe personazhet.
Por ja që për fansat e filmit romantik dhe komedi i vitit 2003, How to lose a guy in 10 days, kjo po bëhet realitet!
Filmi origjinal ka në rolë kryesore Matthew McConaughey dhe Kate Hudson. Këtu bëhet fjalë për dy persona që besojnë që kanë fuqinë të bënë gjithkë të bie në dashuri më ta dhe pastaj t’i braktisin, por përfundojnë duke rënë në dashuri bashkë.
Seriali i ri bazuar në këtë film dhe i shkruar nga Guy Branum. Seriali përcjell jetën e dy personave shumë të suksesshëm që duan të vërtetojnë se mund të qëndrojnë më një lidhje monogame. Por që në realitet do ta shohin që një gjë e tillë do shumë punë dhe është e vështirë.
Burimi: Eonline.com