Me plot gojë mund të themi se ato janë dy shqiptaret më të famshme në botë.
Rita Ora e nisi karrierën në Londër të Britanisë së Madhe, ndërsa Bleta Rexha apo e njohur si Bebe, në Shtetet e Bashkuara.
Dyshen deri më tani nuk kemi pasur mundësinë ta shohim bashkë në ndonjë projekt, edhepse një gjë e tillë pritet nga milionë shqiptarë që jetojnë në botë e që e ndjekin punën e tyre.
Por një gjë e tillë s’është edhe larg të ndodh.
Edhepse ende mbetet vetëm një status në rrjete sociale, është një gazetar amerikan ai që e ka konfirmuar se Bebe Rexha e Rita Ora, do sjellin një duet bashkë hiç më larg se pas 2 muajsh.
“Girls”, nga Rita Ora, Bebe Rexha dhe Charli XCX, është konfirmuar për në Janar të vitit 2018. Kush është gati?” – ka shkruar ai në profilin e tij në Twitter.
Dhe këtë e ka konfirmuar edhe Rita Ora në një intervistë dhënë në një Radio, ku thotë se e pëlqen shumë Charlie XCX dhe se bashkë me të e me Rexhën, janë duke punuar në krijimin e një kënge, të cilën ajo e quajti: Himni i vajzave. /Prive.al
“Girls” by @RitaOra ft. @BebeRexha and @charli_xcx is coming January 2018. Confirmed on @BigTop40. Who’s ready?? pic.twitter.com/mTGVogXTN3
— Nicholas Liddle (@NLiddle16) November 5, 2017
Nah, but can we talk about how ??? all of these @RitaOra collaborations are going to be? Sheesh… ? pic.twitter.com/JtdUG2FEs7
— Vodafone Big Top 40 (@BigTop40) November 5, 2017