Çfarë ndodh kur një fustan bëhet më shumë sesa thjesht një fustan?
Si mund të vijë një fustan për të përcaktuar një lëvizje shoqërore, apo politike? Dhe çka e dallon një fustan që e bën atë të bëhet “viral”?
Përpara hyrjes në një dekadë të re, Independent u zhytën në arkivat sartoriale për të zgjedhur veshjet më me ndikim nga 10 vitet e fundit, duke renditur pamjet e njohura që kanë fituar vendin e tyre në historinë e modës.
Fustani Inaugural i Michelle Obama, Jason Wu, 2009
Veshja e një Zonje të Parë për inaugurimin është një rast i rëndësishëm, dhe ai që shumë stilistë e konsiderojnë si nderin më të madh të karrierës së tyre. Pra, kur Michelle Obama zgjodhi një emër relativisht të panjohur brenda sferës së modës për rastin, kritikët u morën në befasi. Për debutimin e saj si Zonjë e Parë, Obama zgjodhi një fustan fildishi, me një sup, të dizajnuar nga 26-vjeçari Jason Wu, i cili ishte një dizajnues relativisht pak i njohur në atë kohë.
Fustani jeshil i Jennifer Lopez, Versace, 2019
Kur Jennifer Lopez veshi këtë fustan në Grammys 2000 ajo zbriti në historinë e modës. Me kalimin e viteve, marka të shumta janë përpjekur të kopjojnë fustanin e Versace, por askush nuk e ka arritur.
Fustani i Billy Porter në Oscar, Christian Siriano, 2018
Në shkurt, ylli i Pose u bë i ftuari më i përfolur në Oskar falë fustanit të tij , të krijuar nga Christian Siriano. Por veshja e Porterit nuk i kundërshtoi vetëm konventat sartoriale duke përzier një kostum me një fustan, ai përmbysi normat gjinore dhe reflektoi një zhvendosje kryesore shoqërore.
Fustani i Rihanna-s në Met Gala, Guo Pei, 2015
Fustani prej mishit i Lady Gaga, 2010
Për MTV Music Video Awards 2010, Lady Gaga i ktheu shpinën fustaneve të zakonshëm , duke veshur një fustan të bëra nga bifteki i papërpunuar, i kompletuar me çizme, një kuletë dhe kapelë.
Fustan i dasmës së Dukeshës së Kembrixhit, Alexander McQueen, 2011
Dasma e Kate Middleton dhe Princi William më 29 Prill 2011 përfshiu shumë momente të paharrueshme por asnjë detaj nuk e ka lënë mbresa ashtu si veshja ikonike e dukeshës. Veshja ishte dizajnuar nga Sarah Burton në Alexander McQueen dhe ishte frymëzuar nga tradita Victoriane.