Reperi Ledri Vula publikoi dje këngën e tij më të re “Monaco”.
Ky projekt i shumëpritur s’kishte si të rezultonte pos në super-sukses.
Në 24 orë, ka një milion klikime në Youtube.
Projektin e ka shpërndarë sot sigurisht edhe Sara vetëm se me një këndvështrim epik.
Ajo ka ndarë foto nga prapaskenat e xhirimit të këtij videoklipi ku sigurisht, ka qenë krah Ledrit.
Specifikisht, Hoxha ka komentuar një nga skenat më ‘provokuese’ në klip, atë ku Ledri gjasmë kapet mat me tjetrën në ballkon.
‘E mbajta veten mirë edhe këtu’ – shprehet Sara me sensin e humorit që e karakterizon. /Prive.al