Pak ditë më parë, vajza e çiftit Sabri e Nera Fejzullahu, Bulza u bë nënë për herë të dytë duke sjellur në jetë vajzën Riga.
Në momentet e veçanta, Sabriu dhe Nera ishin pranë vajzës duke e qenë përkrah në çdo hap, përtej oqeanit.
Megjithatë, daja Ermal shkaku i angazhimeve e ka pasur të pamundur të ndajë kohë për udhëtim në Amerikë dhe tashmë kur mbesa i ka mbushur javët e para në jetë ka zgjedhur rrjetet sociale për një urim.
Këngëtari i hitit ‘Pa mu’ me një fotografi të bukuroshes së vogël të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale ka deklaruar:
‘Mire se ke ardh ne kete bote Riga e dajes te dua shum’
Urimet nga ndjekësit nuk kanë munguar. /Prive.al/