Një vit më parë ajo peshonte shumë më shumë se sa tani!
Por ish Miss Kosova, tani prezantuesja Arbnora Ademaj, vendosi që të mos e toleronte më veten të shtonte peshë, prandaj iu vu një regjimi ushqimor dhe disa trajtimeve për t’i hequr kilogramët e tepërt.
Nga XXL tani ajo ka rënë në masën XS, derisa në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, në një emision me temën: “Si ta mbajmë trupin në formë”, Ademaj ka treguar se ka humbur 32 kilogramë brenda një viti!
“Kam shkuar te Shkenda Dubova, ndërsa tani po ha shpesh e ngapak. E kam nisur edhe palestrën, ka thënë Ademaj.
“Pata shtuar aq shumë peshë, sa mezi zgjidhja edhe cfarë të vishja në emisionet e mia”, ka thënë Ademaj, ndërsa së fundmi, ajo është angazhuar si aktore në një film turk, duke iu bashkuar një ekipi shumë të famshëm producentësh nga kinematografia turke. /Prive.al