Kështu e shënon sot Elvana Gjata ditëlindjen (FOTO)

By

Dita e sotme është e veçantë në kalendar për këngëtaren Elvana Gjata.

E lindur me 3 Shkurt të vitit 1987, ajo sot mbush 31 vite!

E me rastin e ditëlindjes, as festa s’do jetë e zakontë, siç kanë qenë këto vitet e fundit për këngëtaren.

Elvana ka vendosur ta shënojë ditëlindjen me një koncert privat me rreth 100 të ftuar në një sallë në Tiranë ku supozohet se do të shpalosë këngë nga albumi i saj i ri, punuar me kompozitorin Pirro Çako.

Prive.al raportoi ditën e djeshme mbi një demo të publikuar nga Darko Dimitrov bashkë me Pirron i cili është shndërruar në mik të ngushtë të këngëtares së fundmi pasiqë bashkë janë parë edhe në jahte duke shijuar bukurinë e bregdetit grek, verën që lamë pas.

My bro @pirrocako @darkodimitrov working on new songs for one great artist ??

A post shared by Darko Dimitrov (@darkodimitrov) on

Edhe për koncertin e sotëm duket të ketë pasur një kujdes të veçantë dhe investim të madh në secilin detaj, nga ftesa e deri tek skena.

Teksa i urojmë Elvanës 31 vjetorin dhe rikthimin në tregun muzikor shqiptar, s’na mbetet gjë tjetër pos të presim nëse ndonjëri prej të ftuarve sot na shuan kuriozitetin nga eventi përmes ndonjë postimi, megjithëse pritet që çdo gjë të jetë hermetike, siç ka qenë çdo lëvizje e këngëtares në dy vitet e fundit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm