Gjatë ditës së sotme, Alban Skenderaj publikoi këngën e tij të re me titull ‘Lea’.
Ky projekt është më i preferuari i tij dhe këtë e ka thënë këngëtari pak ditë më parë kur bëri paralajmërin.
Pasi ‘Lea’ u lëshua në youtube, Noizy e mori një fotografi nga klipi dhe e postoi në instastory për ta përgëzuar Albanin në punën e bërë.
‘Punë e mrekullueshme vëlla, artist i mrekullueshëm si gjithmonë’, shkroi Noizy.
Kujtojmë që reperi dhe këngëtari kishin një këngë bashkë e cila erdhi gjatë verës.
Këto ditë pritet të publikohet bashkëpunimi i Noizyt me reperin e njohur italin, Ghali./Prive.al