Kështu e befasoi Granit Xhaka sonte për ditëlindje të fejuarën

By

Që në orët e para të mëngjesit, me urimin e tij për personin e zemrës, futbollisti Granit Xhaka la pa fjalë ndjekësit e shumtë në rrjetin social Instagram.

Në të, ai i drejtohej me frazat më të bukura Leonitës e cila feston sot ditëlindjen por duket se befasinë më të bukur, Xhaka e ka lënë për mbrëmje.

Futbollisti i njohur e ka suprizuar të fejuarën me një darkë në një prej restoranteve më luksoze të Londrës ku shihet i gjithë metropoli si në pëllëmbë të dorës.

Dhuratat tjera, çifti ka preferuar t’i mbajë private! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm