Mes pandemisë COVID-19, larja e shpeshtë e duarve është bërë normë. Ndërsa është thelbësore të lani duart për të mbajtur larg virusin, larja e tepërt shpesh mund të çojë në duar të vrazhda dhe të thata.
Andaj, nutricionistja Shonali Sabherwal, ndan një rutinë bazë të kujdesit të duarve që do të sigurojë që duart tuaja të ndjehen gjithmonë të buta. Sera
“Meqenëse larja e shpeshtë e duarve dhe përdorimi i dezinfektuesve është normaliteti ynë i ri, është bërë e rëndësishme të kujdeseni më shumë për duart tuaja”, ta Sabherwal, përcjell Klankosova.tv
“Për fillim, përdor shumë vaj në lëkurën time. Kështu që gjëja e parë në mëngjes përdor vaj”, tha ajo ndërsa përmendi se i lan duart sa herë që vjen në shtëpi nga jashtë dhe ndjek të gjitha masat paraprake kundër COVID. “Por kur jam në shtëpi, nuk e teproj me larjen e duarve”, shtoi ajo.
* Hidratim: dy herë në ditë.
*Përdor krem kundër diellit në duar, dy herë në ditë.
*Eksfolioni duart një herë në muaj me një scrub të mirë.
*Vishni doreza kur përdorni tretës e detergjente.
*Përdorni një herë në muaj maskë fytyre në duart tuaja.