Kështu do e festojnë sot Sabriu dhe Nera Ditën e të Dashuruarve!

By

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, bashkë me bashkëshorten e tij Nerën, e kanë kryer obligimin e tyre qytetar për të votuar.

Ai, në një prononcim për Klan Kosova, ka vlerësuar bashkëatdhetarët nga diaspora të cilët kanë ardhur në Kosovë enkas për të votuar.

“Unë e dua shumë diasporën dhe i përshëndes nga zemra që kanë ardhur në këtë kohë. Kanë ardhur edhe nga SHBA-të dhe Kanadaja, e mos të flasim për Evropën. I përshëndes dhe i përgëzoj. Kjo tregon çfarë dashurie kanë për vendin e tyre. Nuk ka diçka më sublime dhe më të madhe”.

Ikona e muzikës shqiptare ka folur edhe për 14 shkurtin, Ditën e të Dashuruarve, duke thënë se do të festojnë pas votimeve.

“E kemi pasur primare me ardhë dhe me votu. Tash do ta çoj Nerën në drekë ku do të jemi bashkë edhe me shoqërinë”.

Artikuj të ngjashëm