Sabri Fejzullahu mbrëmë në Stadiumin e Prishtinës i këndoi Prishtinës, duke i argëtuar në këto kohë të vështira.
Përpos mesazheve pozitive e komplimenteve, kishte dhe disa komente jo të mira, për shkak se nuk janë përkujtuar edhe disa figura të rëndësishme të artit e kulturës shqipe, ndër ta edhe Bekim Fehmiu.
Këshilltari i Komunës së Prishtinës, Adrian Berisha ka reaguar nga komentet e shumta për koncertin e Sabri Fejzullahu të mbajtur mbrëmë duke kërkuar falje ku për shkak të organizimit të shpejtë e lodhjes janë bërë disa lëshime.