Këshillat e ëmbla që Selena Gomez i dha motrës për debutimin e saj në tapet të kuq

By

Selena Gomez është motra e madhe e vitit!

Muajin e kaluar ajo shoqëroi motrën e saj në premierën e anticipuar të filmit të animuar “Frozen 2” duke veshur fustane të njëjta nga dizajneri Marc Jacobs.

Image result for selena gomez gracie

Duke folur me Nick Grimshaw kohët e fundit u foli hapur për kohën magjike që ajo dhe motra e saj të vogël kishin në premierën e filmit Disney.

“Sinqerisht, ishte ndjenja më e lezetshme”, ndau 27-vjeçarja. “Unë i thashë asaj: ‘Ky është tapeti im i preferuar që kam bërë ndonjëherë’. Sepse ajo kurrë nuk e ka përjetuar këtë dhe ne nuk e detyruam atë të bëjë atë. Gjithçka që ne bëjmë është … për ta mbajtur atë të sigurt, por motra ime bëhet shumë dramatike tani. Asaj i interesojnë vetëm fustanet dhe xixat.”

Këngëtarja pranoi se ishte pak e shqetësuar sesi motra e saj gjashtë vjeçare do të reagonte ndaj kaosit që pason në tapetin e kuq.

Duke marrë parasysh, që Selena është një profesioniste në tapetin e kuq, ajo i dha motrës së saj disa këshilla të ëmbla dhe të përzemërta përpara se të arrinin në ngjarje.

Image result for selena gomez gracie

“Unë u përkula dhe e shikova para se të hynim dhe i thashë:” Nëse shqetësohesh, nëse mërzitesh, thjesht tërhiq dorën dhe unë do të të largoj menjëherë “, – shpjegoi ylli i pop-it. “Dhe ajo më tha, ‘OK”, dhe eci drejtpërdrejt në tapet dhe e shijoi momentin e saj. ”

Ajo shtoi, “Unë që qëndroj aty dhe i them, ‘Gracie, më lerë dhe mua të dal në foto”.

Selena Gomez, Gracie Teefey, Frozen ll premiere

Artikuj të ngjashëm