Këshillat e ekspertëve se si të pastroni shtëpinë gjatë pandemisë

By

Ju, pa dyshim, keni pyetje në lidhje me pastrimin dhe dezinfektimin për të parandaluar koronavirusin – dhe këto kohë që qarkullojnë shumë lajme të rreme se jeni konfuz se çka të besoni. Ky artikull mund t’ju ndihmojë!

Së pari, këtu janë këshillat e përgjithshme: lani duart shpesh, pastroni dhe dezinfektoni zonat me prekje të lartë çdo ditë dhe jini të vetëdijshëm për informacionet që merrni dhe burimet e lajmeve.

Rrini larg këshillave që shihni në Facebook, ose merrni përmes mesazheve me tekst ose email nga faqet që ofrojnë informacione të pavërtetuara – këshillat mund të shkojnë nga joefektive dhe të kota në potencialisht vdekjeprurëse.

Në një kohë kur njerëzit janë të konsumuar me pastrim dhe sanitarizim në një mënyrë që është e re për shumë njerëz, ka pasur një sasi të jashtëzakonshme konfuzioni rreth si të pastrojmë dhe çfarë produktesh të përdorim.

A është sapuni i lëngshëm më i mirë se sapuni i ngurtë?

Të dy funksionojnë! Sapuni i lëngshëm është më i popullarizuar këto ditë, por larja e duarve me sapun të ngurtë nuk është më shumë ose më pak efektive. Teknika e duhur e larjes së duarve është më e rëndësishme sesa lloji i sapunit që përdorni – të gjitha janë efektive kur përdoren për të pastruar duart për 20 sekonda.

Sa i përket produkteve të pastrimit, janë disa rregulla që duhet të keni parasysh:

– Nëse një produkt përmban zbardhues (sodium hypochlorite), NUK ju duhet ta përzieni atë me kimikate të tjera përveç ujit. Ju gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se mund të shkaktojë humbje të ngjyrave dhe kështu në përgjithësi nuk duhet të përdoret në pëlhura ose materiale.

– Nëse një produkt përmban alkool izopropil (isopropanol, që zakonisht quhet alkool), ai mund të përdoret në mënyrë të sigurt për dezinfektimin e sipërfaqeve të forta dhe në përgjithësi është i sigurt për lëkurën, megjithëse mund të shkaktojë tharje dhe acarim. Sidoqoftë, alkooli izopropil duhet të përdoret me kujdes, pasi është i ndezshëm.

– Nëse një produkt përmban peroksid hidrogjeni (hydrogen peroxide), ai nuk duhet të përzihet me uthull. Kombinimi krijon një acid gërryes që mund të jetë jashtëzakonisht irritues për sytë, lëkurën dhe sistemin e frymëmarrjes.

Unë kam nevojë për të pastruar telefonin tim, çelësin e dritës dhe dorezën e derës, por nuk mund të gjej paloma me alkool…si t’ia bëj?

Fatmirësisht ka një numër produktesh përveç antibakterialit që mund të përdorni në pastrimin e këtyre gjërave që janë shumë efektive.

Një produkt për të cilin ia vlen të flitet është zbardhues i klorit – në listat e përbërësve ai do të shfaqet si hipoklorit i natriumit (sodium hypochlorite), dhe ju duhet ta mbani në mend këtë emër, sepse do të thotë që:

– Produkti në fjalë përmban zbardhues, dhe do të funksionojë si dezinfektues i koronavirusit.

– Produkti në fjalë përmban zbardhues, dhe mund të shkaktojë humbje ngjyrash në pëlhura.

– Produkti në fjalë përmban zbardhues, dhe mund të shkaktojë acarim të lëkurës, dhe do të jetë i dëmshëm nëse gëlltitet ose ka kontakt me sy.

– Produkti në fjalë përmban zbardhues, dhe për këtë arsye nuk duhet të përzihet me kimikate tjera përveç ujit.

Zbardhuesi do të jetë një zgjedhje e zgjuar për shumicën e njerëzve tani, sepse është gjerësisht i disponueshëm dhe i lirë. Por është shumë (shumë, shumë, shumë) e rëndësishme që të përdoret me kujdes dhe përgjegjësi, duke marrë parasysh këshillat e mësipërme!

Burimi: VOX

 

 

Artikuj të ngjashëm