Horoskopi: Zbuloni se çfarë fshehin yjet për ju këtë javë

By

Është një javë e re, një fillim i ri. I gjithë qëllimi është t’ja nisim javës gjithë energji. Pra, kur të filloni një udhëtim të ri, zbuloni se çfarë kanë në dispozicion yjet për ju.

Ka dymbëdhjetë shenja të zodiakut dhe secili ka veçoritë e tij të dallueshme. Qoftë Dash, Dem, Binjak, Gaforre, Luan, Virgjëreshë, Peshore,  Akrep, Shigjetar, Bricjap, Ujor apo Peshk – secili prej shenjave ka diçka unike për të treguar:

Dashi

Kur njerëzit janë në situata stresuese ata gjejnë mënyra të ndryshme se si t’ia dalin mbanë. Këtë javë nëse jeni të stresuar, gjej diçka e cila do t’ua heq mendjen nga problemet të cilat keni. Kjo është shumë e rëndësishme për mirëqenien tuaj. Po ashtu këtë javë duhet të keni më shumë durim. Mos ushtroni presion mbi persona të tjerë të cilët nuk kanë përgjigje për problemet tua. Në fund të javës pa marrë parasysh se me fare problemesh po ballafaqohesh, kaloni pak kohë duke vlerësuar të gjitha të mirat që keni në jetë.

Demi

Krenaria është thikë me dy tehe. Të jesh krenar për atë që je është esenciale për një jetë produktive. Por të jesh shumë krenar që ta pranosh se keni bërë një gabim mund të jetë fillimi i fundit tuaj. Edhe pse ju jeni një person i drejtë këtë javë do të hasni me një situatë ku do të bëni një gabim. Kjo do të jetë shqetësuese për ju, sepse ju mundoheni gjithnjë që të jeni korrekt. Mos kini frikë nga gabime dhe mos kini frikë ta pranoni kur gaboni. Ky është çelësi për të pasur raporte të shëndetshme me të tjerët.

Binjakët

Njerëzit nuk mund të jeni ekspertë në të gjitha fushat e jetës. Këtë javë ju do të takoni një person që pretendon se di gjithçka. Mos nguro të ngritsh zërin dhe t’i dëshmoni këtë personi që e ka gabim. Për sa kohë që flisni me respekt dhe qetësi ju do të vlerësoheni për sinqeritetin tuaj. Kjo javë do të jetë në kontrollin tuaj për aq kohë sa keni durim dhe qetësi.

Gaforrja

Mos kaloni shumë kohë duke menduar skenarë të frikshëm sepse kjo do të ndikojë në produktivitetin tuaj. Këto ditë jeni ndjerë të vërshuar me lajme negative në botën tuaj por kujtojeni gjithnjë që ju keni një mendje të fortë për të mbajtur veten nën kontroll. Mos besoni gjithçka që lexoni dhe dëgjoni pa konfirmuar burime të sigurta.

Luani

Edhe pse nga jashtë mund të dukeni si një tip i ftohtë, ju do të bënit gjithçka për të ndihmuar dikë në nevojë. Por mirësia juaj nganjëherë edhe mund të keqpërdoret ose të merret si e mirëqenë. Këtë javë mendoni për dikë që ka kërkuar shumë shpesh ndihmë nga ju dhe mos lejoni që kjo gjë të bëhet e zakonshme. Ndoshta do ju duhet të merrni një vendim të vështirë – por ju duhet të bëni atë që është më e mira për ju jo për të gjithë të tjerët.

Virgjëresha

Të gjithë kemi gjëra që aspirojmë t’i kemi, por disa janë të arritshme por disa jo. Por diçka që ju po punoni që një kohë të gjatë ta keni, këtë javë është më afër se asnjëherë më parë. Mos shpenzo asnjë sekondë kot. Nëse keni ndonjë konflikt me një familjar apo mik, zgjidheni sa më shpejt që të mundeni, sepse ju duhet t’i mbani personat e dashur sa më afër. Ndërkohë që këtë javë mos humbni ritmin e punës tuaj.

Peshorja

Nëse po planifikoni të arrini këtë javë diçka, mos shpenzoni shumë kohë duke krahasuar ato që i ke më ato që nuk i ke. Kështu do të jeni më të pasur dhe të qetë në shpirt. Shumë shpejt para jush do të hapen një sërë mundësish të reja. Dicka e re po vjen dhe ju mund ta ndjeni këtë. Dhe keni të drejtë, sepse një ndryshim pozitiv do të ndodhë në jetën tuaj. Mos u frikësoni dhe kapeni momentin.

Akrepi

Kur burimet janë të limituara shumë njerëz fillojnë të bëjnë panik. Këtë javë nëse fokusoheni më shumë të bëni zgjidhje në vend që të krijoni skenarë të këqij do të jeni më të lumtur. Është koha të kuptoni se ju mundeni dhe do ta bëni këtë. Mos mendoni tërë kohën për atë që nuk keni. Kah fundi i javës do të jeni në gjendje të shihni jetën nga një perspektivë më e mirë dhe do të kuptoni se nuk keni nevojë për atë që doni ta keni me çdo kusht.

Shigjetari

Ju keni një dëshirë të madhe që të kënaqni një person të caktuar në jetën tuaj por këtë javë nuk është e këshilluar që të bëni një gjë të tillë. Nëse ndjeni nevojën t’i tregoni dikujt sa i mrekullueshëm jeni kjo do të thotë se nuk keni shumë vetëbesim. Dikush që ju ka zhgënjyer në të kaluarën do të rishfaqet për një mundësi të dytë. Ndoshta do arrini ta falni por gjithnjë duke u treguar të kujdesshëm.

Bricjapi

Që nga fillimi i kësaj jave do të jeni më të kënaqur dhe më të qetë që keni kaq shumë kohë të lirë në duar. Kjo ndoshta për faktin se çfarë po ndodh në botë tani ose në shoqërinë e kujt po kaloni kohën. Kjo për ju do të thotë se keni një mendje të fortë dhe arrini të përshtateni lehtë në çdo situatë. Mbajeni këtë ritëm dhe jini zëri i arsyes për ata që kanë humbur rrugën në ankth dhe stres.

Ujori

Dicka për të cilën jeni mundur që sa kohë nuk po funksionon. Kjo ndoshta do ju ndryshojë por ju jeni ata që do vendosni se si do ju ndryshojë. Këtë javë  kur të hasni në këto lloj problemesh bëni zgjedhjen e duhur. Mos lejoni që të ju bëjë të acaruar dhe të irrituar, merreni me qetësi dhe nxirrni një mësim nga e gjithë kjo. Ndoshta kjo jave do të ju sfidojë, po kur ke hequr dorë nga një sfidë Ujor?

Peshqit

Duhet të punoni fort dhe ecni para drejt qëllimit tuaj. Kjo është e vetmja mënyrë që të arrini sukses. Por këtë javë në vend që të punoni pa një plan ndaluni dhe rivlerësojeni situatën të cilën gjendeni. Mendoni për progresin që keni bërë dhe ku planifikoni të arrini. Mos mendoni gjëra negative sepse rrezikoni që të mishëroheni me ato. Dikush po kërkon nga ju pak vëmendje që sa kohë dhe nëse është një person i rëndësishëm ndoshta është koha që ta dëgjoni.

Artikuj të ngjashëm