Butrinti po martohet?!

By

Ka gati një vit prej që ka dalur nga një lidhje e gjatë por Butrinti nuk po qëndron larg detajeve të martesës.

Të paktën, në bazë të një fotografie në Instagram ku këngëtari i njohur shfaqet në një sallon nusërie teksa duket në dilemë për vellot.

‘Cilën?!’ – ka shkruar ai gjoja duke hasur në problem për të zgjedhur.

Pas këtij imazhi, të shumta kanë qenë fanset të cilat kanë shprehur dëshirën që Butrinti ta blej vellon pikërisht për to.

Përtej shakave, se çka realisht e ka dërguar këngëtarin bukurosh tek një sallon i tillë, nuk dihet! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm