Sezoni i festave është koha kur njerëzit preokupohen se si t’i dekorojnë ambientet e tyre të preferuara, qoftë shtëpinë apo edhe zyren.
Një element kryesor i festave është pema. Pemët artificiale kanë bërë një rrugë të gjatë për sa i përket stilit dhe cilësisë, dhe ato mund të zgjasin 10 deri në 20 vjet, thonë ekspertët, ndërsa pemët e vërteta sjellin atë aromën festive.
Shkrimtarja Laura Daily ka këshilla për të përcaktuar se cila pemë është e duhura për festën tuaj.
Kur blini një pemë artificiale, shkruan ajo, shqyrtoni madhësinë, formën dhe peshën e saj.
Dhe është e rëndësishme të jeni praktik kur blini një pemë të gjallë, nuhasni, prekni dhe kërkoni një lartësi që ka kuptim për dhomën në të cilën do të shfaqet.
Gjatë dekorimit të festave, ekspertët këshillojnë qe të eksperimentoni me ngjyrat, teksturat dhe elementët jotradicionalë si dhe t’i bëni dekorimet tuaja personale duke u mbështetur në historinë e familjes dhe mjedisin rrethues të shtëpisë tuaj.