Enca ka kaluar një vit të vështirë, ajo iu nënshtrua një operimi të rëndë në këmbë, pas një aksidenti që e kishte lënë me thyerje të rënda.
Iu desh regjim shtrati për javë të tëra, gjë që e bëri atë të tërhiqej pak nga muzika e saj.
Por ajo u rikthye këtë vit me këngën “Nashta”, por së fundmi ajo po ngacmon ndjekësit e saj e me diçka më të madhe se vec një këngë solo.
Këngëtarja po mendon të lansojë një EP, një mini-album. Gjithashtu ajo ka bërë të ditur vazhdimisht se ka disa këngë gati.
Duket se të gjitha mund t’i kemi në dispozicion në të ardhmen. /Prive.al