Asnjëherë më mirë se tash nuk i kemi njohur familjarët e artistëve tanë.
Rrjetet sociale e kanë përhapur me të madhe mundësinë e publikimit të familjeve dhe momenteve personale dhe interesi për ta sa vjen e shtohet.
Kurreshtja për të mësuar më shumë rreth tyre, është e pashuar.
Këngëtarë e artistë tashmë na kanë njohur me të vegjlit e tyre, dhe ata janë më simpatikët dhe më të dashurit e publikut.
Kësaj here, si kurrë më parë, ata kanë qenë prezent në rrjete sociale, të prezantuar nga prindërit e tyre e duke uruar festën e Kurban Bajramit.
Urime vijnë nga Tara Muharremi dhe Kaia Morina, vajzat e aktores Teuta Krasniqi.
Edhe nga Roan, i biri i reperit Kastriot Rexha.
Në këtë mes s’mungon as Lian, vogëlushi simpatik i këngëtares Vesa Luma dhe Reperit Big Basta.
Edhe nga Amelia, vajza e Albatrit dhe Egzona Muqiqit.