Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Adriana Matoshi, thotë se është bërë cak i kërcënimeve.
Kjo për shkak të angazhimit të saj në mbrojtje të drejtave të grave.
Matoshi tha se është e angazhuar që t’u jap ndihmë grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre.
“Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe paralment ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush”.