Vëmë bast se iu kujtohet të gjithëve!
Bimi, djaloshi nga Kamenica për disa kohë u bë viral me videot e tij që kryesisht kishin target mesazhet ndaj vajzave shqiptare.
Me një qasje ndryshe, shumë të hapur e përtej kondiktave maskiliste, ai fitoi vëmendje të madhe në pak kohë.
Shumë shpejt, u gjend mes përkrahjes së madhe që i vinte por paralelisht edhe me kritika e paragjykime.
Por u bë një kohë që ai mungon me videot e tij dhe kjo jo rastësisht.
Për të dhënë përgjigje mbi këtë ‘zhdukje’, Bimi, që po qëndron në Kosovë për pushimet verore ishte mbrëmë i ftuar në edicionin veror të Wazzup Summer, me Enur Pakashticën.
Ai foli për arsyet që e shtynë të ndalojë videot e tij të famshme. Për të parën herë, Bimi zbuloi se ai dhe familja e tij kanë marrë kërcënime të ndryshme të cilat e bënë shumë të vështirë vazhdimin.
Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon në vijim. /Prive.al