Chrissy Teigen nuk ka hequr dorë kurrë nga zbulimi i aspekteve personale të jetës së saj.
Dhe mbrëmë, ajo hyri në Instagramin e saj për të hapur një temë tjetër – djersitje të tepruar të sqetullave, e njohur edhe si Hyperhidrosis – dhe ndau me ndjëksit e saj e saj se si injektoi botox për të trajtuar këtë problem.
Teigen falënderoi kirurgun e saj plastik me bazë në Los Angeles, Dr. Jason Diamond, dhe ndan se si injektimi i botoxit në sqetullat e saj është “lëvizja më e mirë” që ajo ka bërë ndonjëherë, duke përmendur se si ajo tani mund të veshë mëndafsh përsëri.
Doktori i saj vazhdoi ta shpojë atë rreth një duzinë herë me shiringë, për të cilën Teigen tha, “në të vërtetë nuk është asgjë”. I gjithë trajtimi mbaroi në vetëm disa minuta.