Këngëtarja shqiptare sjell në jetë fëmijën e saj të parë

By

Artistja e këngëve popullore vlonjate, Rovena Ibrahimi është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin për ardhjen në jetë të foshnjës, e dha vetë këngëtarja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo zbuloi gjininë dhe emrin e veçantë të bebit. Në jetë erdhi një djalë që i lanë emrin Nathaniel, që ka kuptimin, “Zoti dhuroi”.

“NATHANIEL (=Zoti dhuroi) Sa shumë të kemi pritur bir…aq sa mezi numëronim minutat shpirti jonë…Më bëre nënë…edhe kjo është ndjesia më e bukur që kam përjetuar deri sot. Bekime paçi të gjithë.”, ka shkruar këngëtarja.

Artikuj të ngjashëm